E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Mikroskopia e cryo-elektroneve fiton “Nobelin” në Kimi

Çmimi “Nobel” ne Kimi për vitin 2017 u fitua nga tre shkencëtarët Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson, për zhvillimin e një teknike që quhet mikroskopia e cryo-elektroneve, përmes së cilës thjeshtohet procesi i shikimit të molekulave.

 

Përmes kësaj procedure është e mundshme që të realizohen imazhe të blloqeve ndërtuese molekulare në mes të lëvizjes, duke mundësuar kështu që shkencëtarët të studiojnë proceset që nuk janë parë kurrë më parë. Vetëm vitin e kaluar, cryo-EM u përdor për të përcaktuar strukturën e virusit Zika, i cili mund t’i ndihmonte kërkuesit të gjenin mënyra të reja për të luftuar sëmundjen

 

E ashtuquajtura “metodë e ftohtë” e zbuluar nga këta tre shkencëtarë, e thjeshtëson dhe e përmirëson pamjen e biomolekulave. Kjo metodë e ka lëvizur biokiminë në një epokë të re”, thuhet në arsyetimin e akademisë me rastin e shpalljes së fituesve të çmimit prej 1.1 milion dollarë amerikanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë