Subscribe

Mbyllet edicioni i katërt i festivalit internacional të muzikës.

Nën tingujt e violinistit e famë botërore Olen Cezari si dhe këngëtares së njohur  Francesca Carli, ky eveniment uli siparin në kishën e Shën Mërisë në ishullin e Maligradit pas katër mbrwmjeve magjike në të gjithë qarkun e Korçës.

 

OLEN CEZAR – VIOLINIST

 

Ishte unike, shume bukur. Skenat e botës janë skenat e botës.

 

 

FRANCESCA CARLI – KENGETARE ITALIANE

 

Arritja ime këtu është magjike sepse dje kam qenë në det, sot vij këtu dhe kjo pasdite ka qenë vërtet emocionuese për mua. Vërtet mrekulli. Vendi është shumë i bukur, por më tepër njerëzit. Këtu ndihem si në shtëpi, si në Itali. Na ndan një det por unë e ndiej se jemi pak a shumë të njëjtë.

 

Për divën e muzikës, Inva Mula, njeherësh organizatore, festivali përcolli emocione të shumta për të gjithë artëdashësit.

 

 

INVA MULA – ORGANIZATORE E “MIK FESTIVAL”

Perfundoi edicioni i katert. Ishte nje fresk i vertet i atmosferave te ndyshme. Jam vertet shume e lumtur.

 

Qëllimi i këtij evenimenti mbetet promovimi i vendeve më të bukura të juglindjes së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *