Subscribe

Festivali i Muzikës Internacionale mbrëmjen e të enjtes çeli siparin e netëve të aktivitetit kulturor, në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në këtë edicion të katërt, do të vihen në skenë interpretime dhe muzikë e zgjedhur nga artistë vendas, por edhe të huaj.

 

Sopranoja me famë botërore Inva Mula, njëherazi edhe drejtore artistike e festivalit, nën emocionet e rikthimit të duartrokitjeve të munguara të publikut, zbuloi disa nga surprizat  e këtij edicioni.

 

“Është një mbrëmje magjike, se arti flet skena ka nevojë për ne, publiku ka nevojë për ne, kemi nevojë për këto shkëmbime. Kemi nevojë, se arti botëror është i gjunjëzuar dhe ne sot tregojmë që në Korçë arti lulëzon.”

 

Nata e parë nisi me tingujt e muzikës gjermane nën interpretimin e Elda Laros në piano, për të vijuar më pas me muzikën kubane në sheshin e pazarit të vjetër.

 

“Jam shumë e emocionuar, shpresoj të japim rezultatin e duhur dhe të luajmë në mënyrë të mrekullueshme. Këtë natë kam sjellë së pari dy miqtë e mi dy violinistë që luajnë në Teatrin e Berlinit, ku punojmë të tre bashkë.”

 

Si një buqetë artistike, mes artit ndërkombëtar, MIK Festival gjithmonë tërheq shijen elegante të publikut korçar. Për katër net me radhë, Festivali i Muzikës do të ndalet në pika dhe atraksione turistike të juglindjes dhe do të mbyllet me një koncert në mes të liqenit tek ishulli Maligrad.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *