Subscribe

Ankthi nuk ka marrë fund për mijëra banore te Durrësit dhe Thumanës.

 

Teksa toka dridhej ende, shume njerëz e kaluan natën ne çadrat e ngritura për strehimin e tyre, në stadiumet e qyteteve.

 

Frika e përsëritjes së lëkundjeve bëri që ata të sfidojnë të ftohtin.

 

Në Durrës janë 181 çadra ku janë vendosur rreth 1450 banorë, ndërsa janë montuar 10 banja fushore.

 

Aty janë sistemuar të gjithë banorët e prekur nga tërmeti në fshatrat Ishëm, Manzë.

 

Disa për shkak se banesat e tyre janë dëmtuar totalisht dhe të tjetër se kanë frikë të qëndrojnë në shtëpi.

 

Në Kurbin frika për t’u rikthyer në shtëpi nuk ka kaluar ende.

 

Edhe për banorët e Thumanës rreziku nuk ka kaluar. Në kampingun pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë kanë kaluar natën 700 banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *