Subscribe

Presidenti Ilir Meta i kërkon qeverisë të shtyjë afatin për gjithë ata qytetarë që dokumentet e identifikimit u kanë skaduar ose u skadojnë deri më 25 Prill.

Nisur nga shifra e lartë, prej 932 mijë shtetasve, sipas të dhënave të referuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me pasaporta dhe karta identiteti të pavlefshme, kreu i shtetit vlerëson se ka rrezik që në parlamentaret e Prillit të mos marrin pjesë një numër i madh votuesish.

Në letrën e tij, shkruan Vizion Plus, Ilir Meta duke iu referuar numrit të qytetarëve pjesëmarrës në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës ishte rreth 1 milionë e 610 mijë, deri më 25 Prill, do të jetë më shumë se gjysma pa një dokument të vlefshëm identifikimi për të shprehur vullnetin politik.

Presidenti kërkon që afati të shtyhet deri më 30 Prill, nisur nga e dhëna se 52 ditë nga dita e zgjedhjeve dhe për shkak të masave mbrojtëse që imponon pandemia është thuajse e pamundur që qytetarët të aplikojnë dhe të tërheqin në kohë dokumentet e rinovuara.

 

“Sipas asaj që bëhet prezente në këtë shqetësim të shoqërisë civile dhe të opozitës, një numër i madh qytetarësh rrezikojnë të mos marrin dot pjesë në zgjedhje për shkak të skadimit të afatit të përdorimit/vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, përpara apo deri në datën 25 prill 2021. Po sipas të dhënave të bëra publike, aktualisht përllogaritet se, në total janë rreth 800 000 shtetasme të drejtë vote, të cilët rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021, për shkak se dokumenti i tyre i identifikimit, ka skaduar, apo skadon deri ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Si President i Republikës, çmoj se Ministria e Brendshme, Këshilli i Ministrave, dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të ndërmarrin sa më shpejt, të gjitha masat dhe nismën legjislative përkatëse me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri në 25 prill 2021, për një periudhë kohore të nevojshme.”“Kjo masë do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor,.

 

E njëjta kërkesë, më herët, i është dërguar qeverisë edhe nga Partia Demokratike dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Edhe këtë të premte KQZ i kujtoi Ministrisë së Brendshme që qytetarëve t’u njihet vlefshmëria e dokumenteve më 25 Prill. Pas qëndrimit të kryeministrit se kërkesa e opozitës do të vlerësohet pasi është në interes të të gjitha palëve politike, pritet që javën e ardhshme të ketë një vendimarrje, për shtyrje të afatit të skadimit, deri më 30 Prill.

Me gjithë masat lehtësuese të ndërmarra nga Drejtori e Përgjithshme e Gjendjes Civile për të mbajtur hapur edhe të Shtunat, zyrat e ALEAT apo lehtësisë për të rinovuar dokumentet nga çdo zyrë pavarësisht vendbanimit, shifra mbetet shumë e lartë. Ky  ka qenë edhe një shqetësimet e ngritura nga ambasadorja amerikane dhe i Bashkimit Evropian për ti dhënë zgjidhje këtij problemi që ndikon në pjesëmarrjen sa më të madhe të votuesve më 25 Prill.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *