Subscribe

Radha e automjeteve në rrugën  e kombit ishte kilometrike mëngjesin e kësaj të shtune .

Mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.

Në Morinë policia kufitare punon me 6 sportele e me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.  

Destinacionet më të preferuara për kosovarët mbeten Durrësi dhe Shëngjini.

Transporti publik në Kosovë nuk është ndërprerë duke respektuar protokollet sanitare pasi një numër i madh autobusësh hyrë në Shqipëri.

Shtimi i rasteve me Covid-19 në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *