E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mijëra francezë në rrugë kundër vaksinës, kërkojnë heqjen e masave kufizuese

Në javën e gjashtë të protestave, mijëra demonstrues kanë pushtuar rrugët e Parisit dhe disa qyteteve të tjera të vendit, duke përsëritur thirrjet kundër vaksinimit të detyruara dhe pasaportës shëndetësore.

 

Minsitri i shëndetësisë, Oliver Vero paralajmëroi se nuk do të lejojë që të preket integriteti i bluzave të bardha ndërsa i quajti protestuesit “anti-vaksinë, anti-shkencë dhe anti-shtet. Reagimi i tij vjen pasi fundjavën e kaluar protestuesit vandalizuan dhjetra qëndra testimi e vaksinimi.

 

Reklamë

Franca është një nga 13 shtetet e Bashkimit Europian që po zbaton kufizimet për kalimin e gjelbër, ndërsa Italia vendosi një nga regjimet më të rënda të Europës për turistët fundjavën e kaluar. Rreth 80,000 njerëz protestuan kundër masave në Itali.

 

Këto shtete do të nisin vaksinimin me detyrim në muajin shtator për mësuesit dhe personelin shëndetësor ndërsa është miratuar edhe doza e tretë përforcuese për moshat mbi 60 vjeç.

 

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave po ashtu autorizoi dozën e tretë të vaksinës Pfizer ose Moderna kundër COVID-19, për personat me sistem të dobësuar të imunitetit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë