E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mijëra amerikanë protestojnë kundër izolimit/ Trump: Kina do të përballet me pasoja

Mandatory Credit: Photo by SHAWN THEW/EPA-EFE/REX (10310030i) US President Donald J. Trump attends a working lunch with governors on workforce freedom and mobility in the Cabinet Room of the White House in Washington, DC, USA, 13 June 2019. Following the meeting President Trump did not take questions despite reporters asking about his comments during a TV interview where he stated that he'd be open to taking information from foreign governments in the upcoming election. US President Donald J. Trump hosts a a working lunch with governors on workforce freedom and mobility, Washington, USA - 13 Jun 2019

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Kinën se do të përballet me pasoja serioze nëse vërtetohet fajësia e saj për pandeminw, ndërsa 40 mijë njerëz në SHBA kanë humbur jetën dhe mbi 700 mijë janë infektuar.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Nëse ata janë përgjegjës me vetëdije, nuk po flas për gabime që mund të ndodhin, por nëse ata kanë vepruar me qëllim, po do të përballen me pasoja të pashmangshme. Pandemia mund të ishte ndalur në Kinë, ku ajo filloi, por nuk ndodhi dhe tani vuajnë të gjithë për shkak të saj”.

Reklamë

Administrata Trump ka akuzuar Kinën për mungesë transparence, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë, pak ditë më parë, pezulloi fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë duke e akuzuar atë si Kinacentrike dhe se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën.

Ndërkohë, masat kufizuese i kanë kushtuar SHBA më shumë se 22 milionë të papunë. Në disa shtete protestuesit kanë pushtuar rrugët duke kundërshtuar guvernatorët, të cilët këmbëngulin për shtyrjen e izolimit.

“Ne jemi akoma një vend i lirë dhe njerëzit duhet të vendosin vetë se si duhet të sillen. Nuk ka nevojë për masa të tilla detyruese”.

Edhe presidenti Donald Trump i ka mbështetur demonstruesit duke thënë se qytetarët janë të përgjegjshëm dhe është i nevojshëm rikthimi gradual i normaliteteit.

Në Minesota, Texas, Utah dhe vende të tjera, protestat vijojnë prej disa ditësh tashmë, duke rrezikuar edhe më shumë përhapjen e koronavirusit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë