Tashmë është thënë dhe mbështetur fort nga specialistët e botës së modës, se edhe në Shqipëri kjo industri është “përqafuar” mjaft mirë, ashtu si në vende të ndryshme të botës.
Gjithnjë e më shumë po tregohet interes për tendencat më të fundit, ku sigurisht për këtë edhe zhvillimi i teknologjisë ka ndikimin e vet.
“Living” shpesh vjen në ndihmë për ju me artikuj të ndryshëm të cilat janë në koherencë të plotë me zhvillimet e fundit kudo në botë, sa i përket trendeve të veshjeve, por na besoni se nëse do të hidhni një sy në rrjetet sociale të këtyre personazheve shqiptare, do ta keni më të lehtë për t’u veshur mirë dhe me shije.
Fustanet midi, të cilat kanë ekzaktësisht një gjatësi mbi kaviljen dhe poshtë gjurit, janë modelet më të preferuara dhe të sugjeruara. Një model i cili i qëndron për shtat çdo gjatësie trupore dhe që sigurisht pamja do të jetë gjithmonë perfekte.
Ndaj nëse ende nuk e keni një të tillë në gardërobën tuaj, frymëzohuni menjëherë nga këto personazhe të njohura, të cilat kanë gjithmonë një shije të “hollë” kur vjen fjala tek moda./Living/