E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mickoski viziton Pustecin, premton mbështetje për komunitetin maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka vizituar këtë të enjte Pustecin, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë.

Gjatë vizitës, Mickoski foli për forcimin e lidhjeve me komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël dhe për mbështetjen që qeveria e Maqedonisë së Veriut synon t’u japë projekteve në këtë zonë.

“Dëshirojmë që një pjesë të këtyre projekteve, brenda mundësive tona, ta mbështesim. Kryetarët e bashkive, së bashku me përfaqësuesit e maqedonasve në Shqipëri, të cilët do të ftohen në kabinetin tim, në Qeverinë e Maqedonisë, që të hartojmë një plan se si ne, si shtet dhe si qeveri, mund ta mbështesim këtë”, tha Mickoski.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës maqedonase, veçanërisht nga brezi i ri.

Reklamë

“Detyrimi ynë është të krijojmë lidhje më të forta institucionale me maqedonasit në Prespën e Vogël, mbështetje më të madhe për shoqatat kulturore, më shumë libra, mundësi për mësimin dhe kultivimin e gjuhës maqedonase dhe më shumë shkëmbime nxënësish dhe të rinjsh. Prespa e Vogël është dëshmia më e mirë se kufijtë mund t’i ndajnë territoret, por nuk mund ta fshijnë kulturën, kujtesën familjare dhe ndjenjën e përkatësisë. Dhe pikërisht për këtë arsye, sot dua t’u shpreh respekt të gjitha brezave të maqedonasve të Prespës së Vogël, të cilët në heshtje, me dinjitet dhe këmbëngulje kanë ruajtur trashëgiminë e tyre”, tha ai.

Për të dyten herë brenda pak kohësh nuk respektohet protokolli shtetëror pasi nuk është ekzekutuar himni shqiptar por vetëm ai maqedonas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë