E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Metani: Qytetarët kanë marrë para nga disa parti, ja skema që përdorën në zgjedhje

Gert Metani, kandidat i PSD, tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se shumë qytetarë kanë marrë lekë për votën.

Ai nënvizoi se kishte fletë votimi me disa kryqe (X) kundrejt kandidatëve dhe disa subjekteve.

Sipas tij, kjo ndodh pasi disa qytetarë kanë marrë lekë nga subjekte të ndryshme politike.

Metani sqaroi se ata i kanë dërguar foto vetëm kolonën e partisë së tyre, edhe pse në fakt fleta e votimit ka dalë e pavlefshme.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Metani: Si mund të votosh një kandidat, partia e të cilit të ka larguar nga vendi yt, nga prindërit, nga puna?

Borakaj: Po votat pro PS nga burgu?

Metani: Pa diskutim nën presion. Shumica janë nën presion të drejtorëve që mund të favorizojnë lejimin e telefonit, përdorimin e lëndëve narkotike, palestrës apo dhomave më të mira. A mund ta bëjë drejtori i drejtorisë arsimore? Patjetër. Po i policisë? Gjithë këta njerëz përkthejnë këtë votën e çuditshme. Për mua PD nuk frymëzon dhe, përderisa nuk frymon, nuk ka për të ardhur ndonjëherë në pushtet. Opsione ka pasur pafund. Sa i afrohen qytetarëve këto alternativa, e pamë.
Vij nga një fushatë 3-mujore. Ata që kanë marrë para… Në fletët e votimit kishte fletë me disa kryqe, X, që janë votuar. Këto janë kolona që janë çuar me foto. U kanë çuar atyre që u kanë dhënë lekë. Jo vetëm në qarkun e Tiranës, por kjo ishte kudo.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë