Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi këtë të premte Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja” me Dekoratën “Nënë Tereza”: “Për punën e palodhur dhe përkushtimin ndaj fëmijëve në nevojë, duke iu ofruar strehim, edukim dhe ngrohtësi shoqërore; për dashurinë dhe përkujdesjen e dhënë me qëllim transmetimin tek ata të vlerave më të mira morale dhe njerëzore”.

 

Në fjalën e mbajtur, gjatë ceremonisë solemne, të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, Presidenti Meta u shpreh I lumtur që dekorimi u bë në 25 vjetorin e themelimit të shtëpisë së fëmijës “Fillime të Reja”.

 

“25 Tetor 1994 shënon ditën kur Shtëpia e Fëmijës “Fillime të reja” hapi dyert për fëmijët e parë jetimë.Shpreh mirënjohjen dhe falenderimet më të përzemërta për themeluesit e saj të cilët ndodhen sot së bashku me ne: z. Treasure, si dhe pastorin e kishës ungjillore Paulin Vilajeti.  Falenderime dhe mirënjohje edhe për disa nga donatorët e këtij institucioni, që kanë ardhur nga Britania e Madhe posaçërisht për këtë event”, u shpreh Presidenti Meta.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *