E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta vlerëson konsullin Aldo Marinon, promotor i palodhur i marrëdhënieve tona me arbëreshët

Presidenti Ilir Meta është takuar me Aldo Marinon, konsull nderi i Shqipërisë në Kalabri, i cili është arbëresh.

 

Kreu i shtetit Meta ka vlerësuar konsullin e nderit të Shqipërisë në Kalabri, të cilin e quan promotorin e palodhur të marrëdhënieve me arbëreshët në të gjitha fushat.

 

“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen. I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat. I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t’u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë