Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot këngëtaren e njohur Eranda Libohova me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

 

Kreu i Shtetit shkruan se artistja në fjalë ka dhënë kontributin e saj të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare me talentin e rrallë dhe interpretimin e veçantë të thuajse të gjitha zhanreve e rrymave muzikore.

 

“Artistja e mirënjohur, Eranda Libohova, është një nga këngëtaret më të dashura dhe të vlerësuara nga publiku. Me një kontribut të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, falë vokalit të ngrohtë, talentit të rrallë dhe interpretimit të veçantë, të thuajse gjithë zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të këngëve popullore dhe tradicionale, ajo e ka fituar me meritë simpatinë dhe duartrokitjet e artdashësve duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj. Për të gjithë kontributin e vyer në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, pata kënaqësinë që edhe në praninë e shumë kolegëve të saj të nderuar, ta vlerësoja këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *