E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta vlerëson Čeferin me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, kreun e UEFA-s, Aleksander Čeferin.

 

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se vlerësimi erdhi pas kontributit të çmuar dhe angazhimit personal të Čeferin në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri.

 

“Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”

Vazhdo të lexosh

Reklamë