E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta viziton zonat e prekura nga tërmeti në Fushë-Mamurras dhe Laç

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Fushë-Mamurras dhe Laç, ku u interesua për dëmtimet e shtëpive, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence.

 

Meta, sipas zyrës së shtypit të Presidencës, dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe i siguroi se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë.

 

Reklamë

Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjithë pasojave.

 

“Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”,  u shpreh Kreu i Shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë