Presidenti, Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në  Maqedoninë e Veriut. Kreu i shteti u prit nga homologu i tij maqedonas, Stevo Pendarovski  me  një ceremoni  në rezidencën presidenciale në Shkup.

 

Gjatë takimit dy presidentët kanë vënë në dukje nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit të të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut, sipas dy liderve,  përmes përkushtimit për marrëdhënie të mira fqinjësore, japin një kontribut të fuqishëm në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *