E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Tre milionë shqiptarë do ta shembin murin kriminal të “Rilindjes” në 25 prill

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me miratimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ditën e hënë.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se dëmtimi i marrëveshjes së 5 qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes”.

Reklamë

Meta shprehet se “muri kriminal i Rilindjes” ngritur ditën e djeshme do të shembet nga tre milionë shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave. Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian. Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme. Shqipëria e Para! Shqipëria si gjithë Europa!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë