Në konferencën e kësaj të enjteje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thumboi ndërkombëtarët. Ai doli sërish para mediave për të paraqitur sipas tij, fakte që tregojnë qartë sesi mazhoranca po bën grusht shteti dhe po kap Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se ka nevojë për të vendoset një monitor i madh edhe në Bruksel që edhe ata të njihen me “bëmat” e qeverisë.
“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit.”
Më tej, ai ftoi këshilltarin e tij ligjor, Bledar Dervishi që të sqarojë me detaje shkeljet e mazhorancës dhe provat e reja që ka në dorë.
“Do ftoj këshilltarin tim ligjor Bledar Dervishaj për të shpjeguar me qetësi e drejtësi hap pas hapi si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja që u detyruan të na i sjellin vetëm dje pas insistimit për të mos i sjellë për ditë të tëra, vetëm pasi ne denoncuam publikisht QBZ që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin. T’u referohemi fakteve.”
Në datën 2 mars presidenti pret popullin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ndaluar grushtin e shtetit, sipas tij. Ai ka paralajmëruar se në këtë datë të gjitha institucionet që ndodhen në bulevard do t’i kthehen popullit.






Zoti Meta
Jam gati te vi ne protesten tuaj e 2 Marsit,a mundesh te thoni video skandali €700 mij eurosh Çfar ndodhi?
Te ndierit Dritan Priftit kush ja mori jeten?
Mira ton naft ku shkuan?
Apartamenet qe ke ne zemer te Londres si e more?
Pasurin tende si e ke ber?
Floririn e Shqipetareve ku shkoj?
Njerz te pafajshem qe jan eleminuar nga dora e zez kush I vrau?
Ne rast se ju pergjigjesh ketyre pak pyetjve besoi qe popullin do ta kesh me vete
Ne 2 Mars
Por mos harro mer nje Trekenç me vete se si dihet
Shqipetaret duhet ta din mir qe Ilir Meta nuk esht me I mir se Edi Rama
Keshilla ime per ate popull te vuajtur mos bini victim e politikes
Rrini ne shpit tuaja Ilir Meta esht me kriminel se Sali Berisha,me I korruptuar se Edi Rama
Jeta e çdo njeriut esht shum e shtrenjt prandaj mos bini heronj te kesaj politike te kalbur
Mendoni per jeten tuaj para se te mendoni per mekatet e politikes Shqipetare