Kryeministri Edi Rama nuk kurseu retorikën e ashpër ndaj presidentit Ilir Meta, i cili e quan parlamentin aktual ilegjitim.

 

Rama deklaroi nga foltorja e Parlamentit se Meta nuk i numëron deputetët e rinj të opozitës. Ironia nga ana e Ramës nuk mungoi.

 

Ndërsa e quajti opozitën e re një aksident të dobishëm sepse janë votuar disa ligje që me opozitën jashtëparlamentare nuk do të ishte e mundur.

 

“Sot Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin që të rrëzojë dekretin e tij duke e sfiduar Parlamentin dhe jo vetëm ata që votuan pro, por edhe ata që votuan kundër, në integritetin e tyre jo si persona, por si anëtarë të këtij Parlamenti. Sipas Metës, ky Parlament nuk ka legjitimitet për të bërë punën e tij sepse sipas tij, ju që jeni këtu zëvendësues të atyre që ishin këtu, ju kam sjelllë unë me Taulant Ballën, në bashkëpunim me disa alienë, ju kemi gjetur në Hënë, në Mars, madje edhe në Jupiter. Por në fakt jo. Të gjithë ju që jeni këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Për disa nga ju ka firmosur doktor Peço Vasili. Ilir Meta tani thotë ju nuk ekzistoni. Sipas meje ju jeni një aksident i dobishëm në këtë fazë sepse falë jush ne kemi arritur të bëjmë atë që nuk do të kishim bërë dot nëse këtu do të ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre që nuk duan zgjedhje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *