Në intervistën për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj komentoi edhe thirrjet e presidentit Ilir Meta për të mprehur sfurqet dhe për të vepruar si gratë e Libofshës më 1994. Sipas Mehmetajt, thirrjet e kreut të shtetit nuk janë për dhunë.

 

“Asokohe kur eksponentë kanë rrahur dhe goditur komisionerë të PS, gratë e Libofshës kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë tërhequr burrat nga dhuna. Këtë ka dashur të thotë Presidenti i Republikës. Ai me të drejtë thotë që nuk duhet të shqetësohemi për një baner. Ai nuk duhet të shqetësohet më për një baner, as logo partie sepse është në Presidencë. Për ne që jemi në terren, duhet reaguar dhe duhet reaguar fort.”

 

Thirrja e saj për qytetarët është ndryshe nga ajo e presidentit. Kejdi Mehmetaj kërkon nga qytetarët të mprehin mendjen e jo sfurqet e sëpatën, siç u shpreh Ilir Meta.

 

“Pse duhet të mprehin mendjen qytetarët e Fierit, Mallakastrës dhe të Shqipërisë është sepse për më shumë se një javë e gjysmë janë derdhur punonjësit e Policisë Bashkiake, të OSHEE, të administratës, të bashkisë që shpërndajnë ushqime, para. Nuk e keni idenë sa raste vijnë qytetarët dhe denoncojnë. Erdhi në shtëpi dhe më la 500 euro në tavolinë na thonë. Ata mendojnë se mund të blejnë dinjitetin, prandaj qytetarët duhet të shkojnë qetësisht në kutitë e votimit. Nuk mendoj se do të ketë incidente. Shpresoj shumë që kopeja që i vjen Edi Ramës në Fier të mos provokojnë qytetarët sepse do ta kenë reagimin shumë të hidhur. Të vetmit njeri që i intereson të ketë konflikt, është vetëm Edi Rama dhe shpura e tij. Ne duam që njerëzit të jenë të qetë kur shkojnë për të votuar. Çfarëdo të ndodhë, të mos provokohen, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë si qytetarë evropianë”, tha Kejdi Mehmetaj gjatë intervistës me gazetarin Thimi Samarxhiu.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *