E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta thirrje opozitës: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje, qëndroni në anën e ligjshmërisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me krizën politike ne vend ndërsa ka lëshuar dhe një mesazh për opozitën.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta duke ripërsëritur qëndrimin se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje thekson se opozita mund ta ndihmojë vendin vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione.

 

Reklamë

Duke risjellë në vëmendje rastin e largimit të Millosheviçit nga opozita serbe, Meta I kërkon opozitës shqiptare që vetëm në këtë formë mund të përballet me qeverinë, duke u bashkuar.

 

“Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!18 tetori po afron!”

Më shumë video

Reklamë