Politikë
Meta takon këngëtarin Petrit Lulo: U çmalla me Bilbilin e Gjirokastrës

Presidenti Ilir Meta e çmoi këngëtarin Petrit Lulo si Bilbilin e Gjirokastrës.
Ai pati një takim me të dhe shpërndau në “Facebook” një fotografi nga ky moment dhe disa strofa të një kënge.
Reklamë
“Ne dje u çmallëm me Bilbilin e Gjirokastrës, Petrit Lulon. Ai na dhuroi emocione dhe shumë energji pozitive duke na e bërë ditën edhe më të bukur. Ndaj dhe unë të dashur miq po ndaj me ju disa momente nga “Gjirokastra ime”, me urimin që ta nisni mbarë këtë ditë.
“Sot me zërin tim,
Mblidhen mijëra zëra,
Po the Gjirokastra,
I ke thënë të tëra!
Në rrugët e tua,
Gdhëndur-o me gurë,
Këndova që foshnjë,
Sa u bëra burrë!
Dritë të kam në zëmër,
Dritë të kam te syri,
Ti për mua nëna,
Unë për tyja biri””
Vazhdo të lexosh
Reklamë




