Presidenti i Republikës Ilir Meta,  ka pritur në një takim  të veçantë homologun e tij të Polonisë Andrzej Duda, i cili ishte njëkohësisht dhe i Ftuar Nderi i Samitit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që u zhvillua në Tiranë, më 8-9 maj 2019.

 

Në këtë takim bëhet me dije se kreu i shtetit Meta ka vlerësuar marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira e miqësore midis dy vendeve e popujve, që siç theksoi janë shumë më të thella në histori se marrëdhëniet diplomatike.

 

Ndërsa duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Polonia në fushat e arsimit, sportit, kulturës, inovacionit, mbrojtjes dhe administratës publike.

 

Ndër të tjera në këtë takim bëhet me dije se dy krerët e shteteve ndanë mendimin se më shumë duhet bërë në drejtim të nxitjes së bashkëpunimit ekonomik, e veçanërisht në fushën e turizmit, që vlerësohet me potenciale të mëdha në rritje.

 

Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhduar dhe të qartë të Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e në mënyrë të veçantë për çeljen sa më shpejt të negociatave të anëtarësimit, si dhe në kuadër të Grupit të Vishegradit.

 

Gjithashtu presidenti Meta është ndalur në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku nënvizoi se një nga çështjet më urgjente mbetet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *