Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore...

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit...

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24 vjeçari ra...

Meta takohet me Xhaferin: Negociatat për Shqipërinë dhe RMV-në, liberalizimi i vizave për Kosovën, faktor për sigurinë e rajonit

11 Janar 20:07

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot në një takim nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

 

Presidenti Meta i shprehu kryeparlamentarit Xhaferi vlerësimin për ushtrimin me sukses dhe përgjegjshmëri të këtij funksioni të lartë dhe shumë të rëndësishëm, si dhe për rolin e tij në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Meta gjithashtu nënvizoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve tona, veçanërisht të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke theksuar nevojën e ngritjes sa më parë, edhe nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, të Grupit Parlamentar të Miqësisë, që do t’i jepte impulse të reja ndërveprimit parlamentar.

 

Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje se demokracia parlamentare mund të luajë rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën ekonomike, kulturore dhe arsimore.

 

 

Presidenti Meta më tej theksoi se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën, do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

 

Duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, Meta inkurajoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral të saj, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, si dhe për t’u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian.

 

“Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të tyre, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut”, – u shpreh ai.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
meta negociata Takim Talat Xhaferi

Nga e njëjta kategori

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Luftinjë

më shumë...

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

më shumë...

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë

më shumë...

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për kamerat, vetëdorëzohet në polici Pjerin Bitanji

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

10:38

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik,...

10:19

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët,...

10:17

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

10:02

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

9:49

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:26

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me...

9:13

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

8:30

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave!...

8:29

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për...

8:18

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për...

7:32

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në...

7:28

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7...

7:02

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat...

6:56

Zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja...

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • Nuk mund të arrinte në maternitet, nëna sjell në jetë foshnj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.