Ilir Meta doli para mediave për të dhënë propozimet e tij per zgjidhjen e krizës së rëndë politike, që sipas tij ka mbërthyer institucionet e vendit.
Por para se të shkonte tek propozimi, presidenti Meta sulmoi ashpër të gjithë ata faktore që sipas tij po tentojnë të realizojnë kapjen e plotë të shtetit.
Ai tha se një grup I njohur si “PPPd” po tentojnë një komplot kundër sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë.
Meta premtoi se ai nuk do të lejoj që asnjë ambasadë e huaj në vendin tonë nuk do të ketë shansin që të tallet me Kushtetutën e Shqiperisë.
“I ftoj ndërkombëtarët të bëhen seriozë të mos tallen me Kushtetutën tonë. U tallën në 2008-n me kushtetutën tonë. Të mos bëjmë lojë ambasadash, unë i ftova në dialog dhe i vetmi që nuk erdhi.Do dialog le ti marrë ndërkombëtarët dhe të vijnë ose nëse svijnë shkojmë ne atje, edhe në Amerikë se vizat ai i jep dhe i merr. Edhe për kolegjin zgjedhor, edhe për të gjithë.Kush janë këta ambasadorë që thonë ti bëjmë zgjedhjet dhe pas korrikut ti shohë gjykata kushtetuese?”
Presidenti pati edhe një mesazh për miliarderin George Sorros, për të cilin tha se jo gjithmonë është pro demokracisë.
Ai shtoi se zgjedhjet e 30 qershorin ishin një skandal për Ramën dhe nuk ishte asnjë problem nëse kutite I mbush me vota edhe I certifikon Kolegji socialist zgjedhor.
Meta tha se zgjedhjet e vërteta janë në 13 tetor dhe këtë nuk e luan as topi. Madje Presidenti shtoi se këtë gjë mund ta vëj ne diskutim vetëm gjykata Kushtetuese dhe organizata socialiste e KQZ apo Kolegji zgjedhor socialist.
Kreu i shtetit tha se ai nuk eshte raca e politikaneve te Gruevskit, por ka gjak shqiptari dhe do ta mbroj vendin si shqiptar qe eshte.





