Meta shkon në Tepelenë, homazhe në bustin e Selam Musait: Simbol frymëzues

Presidenti Ilir Meta ka qenë këtë të enjte në Tepelenë, ku ka kryer homazhe në bustin e Heroit të Popullit, Selam Musai.
Në një mesazh në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan mes të tjerash se Selam Musai është simbol frymëzues i Luftës kombëtare të Vlorës dhe personifikimi i shpirtit luftarak të popullit të Tepelenës.
“Sot në Tepelenën fisnike të burrave të rëndë sa mali, të krenarisë, trimërisë e patriotizmit të pashoq, por dhe bukurive të ashpra natyrore, në këtë kala të pamposhtur të lirisë, që e ka shkruar me gjakun e bijve të saj më të mirë historinë e lavdishme të kombit shqiptar. U përula me nderim e respekt para jetës dhe veprës të Selam Musait, legjendës dhe personifikimit të shpirtit luftarak të popullit të Tepelenës e gjithë Labërisë, simbolit frymëzues dhe të paharruar të Luftës kombëtare të Vlorës.”




