Subscribe

Ilir Meta u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje, por ndërsa hynte në SPAK ai akuzoi Altin Dumanin se po përdoret nga qeveria.

“Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës…Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta.

Lexo edhe :

Related Posts

Burimet bënë të ditur se Meta po jep shpjegime për të njëjtin hetim pasuror për të cilin një ditë më parë bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, dha shpjegime për më shumë se 5 orë.

Ndaj çiftit Meta-Kryemadhi SPAK po kryen hetime lidhur me lobimet në SHBA, pas një  kallëzimi të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se ai do pyetet edhe për dosjen “CEZ- DIA”, si dhe për akuzat e shpenzimeve jashtë vendit, të dyja këto çështje të vendosur nën hetim nga SPAK. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *