Subscribe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Sipas Metës, kjo qeveri ka dështuar duke sjellë si argument numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil, çështjen e inceneratoreve si dhe sulmin e hakerave iranianë, të cilët vazhdojnë të publikojnë të dhëna për shtetin shqiptar.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri, duke filluar me miliarda euro të vjedhura me energjinë dhe portin e Durrësit, koncesionet, PPT-të, të gjithë këto vjedhje kanë vetëm një autor e përgjegjës, është Edi Rama. Duhet të japë menjëherë dorëheqjen, ka degraduar qeverisjen në një bandë hajdutësh.”

 

Meta u ka bërë apel qytetarëve që ti bashkohen opozitës në protestën e 12 nëntorit.

 

 “12 nëntori është rasti që qytetarët shqiptarë të dalin dhe të thonë fjalën e tyre. Të kërkojnë llogari për këtë shkatërrim të shtetit, ekonomisë familjare në vend.”

 

Protesta e opozitës kundër qeverisë do të nisë në orën 16:00 të shtunën e 12 nëntorit dhe drejtuesit e opozitës kanë bërë të qartë se kjo nuk do të jetë protesta e vetme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *