E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta pret zyrtarin turk: Mirënjohje Turqisë për ndërtimin e spitalit të Fierit

Presidenti Ilir Meta priti në zyrë këtë të enjte kreun e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop.

 

Reklamë

Diskutimi i tyre u ndal tek ndihma e Turqisë për Shqipërinë në ditët e tërmetit dhe pandemisë, mëson “Vizion Plus”. Kreu i shtetit falenderoi Turqinë për ndërtimin e spitalit të Fierit.

 

“Kënaqësi të prisja sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Mustafa  Sentop. Vlerësova marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri. Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë COVID-19, veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti dhe të Spitalit të Fierit. ????????????????????”, u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë