Presidenti Ilir Meta priti në zyrë ambasadoren e re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta zbardhi temat e diskutuara mes tyre.

 

Edhe në këtë takim, kreu i shtetit nuk la pa sulmuar mazhorancën për reformën zgjedhore.

 

“Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe politike me Francën dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer e të sinqertë të dhënë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Theksova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mundësi historike për përparimin drejt Bashkimit Europian. Vura në dukje se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *