E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta pret ambasadorin në ikje të Suedisë: Vlerësim për kontributin në Shqipëri

Presidenti Meta priti në një takim lAmbasadorin në largim të Suedisë në vendin tonë, Johann Ndisi.

 

Kreu i shtetit falenderoi Ambasadorin Ndisi për kontributin e dhënë në forcimin mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

 

Reklamë

Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Suedisë, por theksoi se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare.

 

Ai falenderoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për asistencën zhvillimore për forcimin e kapaciteteve administrative, zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si edhe mjedisin dhe klimën.

 

Investimet suedeze janë të mirëprituara, vlerësoi Presidenti Meta, edhe në fushën e shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme dhe për zhvillimin e turizmit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë