Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka denoncuar se po vidhen identitetet e shqiptarëve që nuk kanë mundësi që të rikthehen në Shqipëri e të votojnë në 25 prill. Ai tha se në qarkun Korçë, persona me rekorde kriminale janë pajisur me ID për të votuar në emër të emigrantëve.

Meta theksoi se kushdo që falsifikon dhe prek votën do ta ketë vendin në burg, teksa deklaroi se i është drejtuar Prokurorisë për nisjen e verifikimeve.

“Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga minoritarë, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin. Pra, shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve maqedonas. Këta shtetas kanë marrë dokumente edhe në Maqedoninë e Veriut. Nga ajo që është bërë publike, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjësi”, tha Meta.

Ai ka ironizuar edhe ftesën që Rama i bëri Bashës për bashkëpunim pas 26 prillit.

“Ftesa e Ramës është e sinqertë njësoj siç kanë qenë edhe ato të mëparshëm, problemi qëndron tek përgjigjja. Duan të bëhen të dy, ta bëjnë që tani, duan ta bëjnë të tre apo të dymbëshjetë, ta bëjnë që tani…”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *