E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta për Monikën: Ajo i ka rregulluar fëmijet e vet, ka pallat në Unazën e Re

Presidenti Ilir Meta nuk la asgjë pa prekur në daljen para medias dhe ne bashkëbisedimin e gjatë me gazetarët. Fillimisht ai kërcënoi duke thënë se është mirë që askush të mos e provonte kokfortësinë e tij për mbrojtjen e shtetit. Më pas një sulm plot ironi për veshjen e Edi Ramës sidomos gjatë ditës së votimeve.

 

“Është mirë që të mos e provoj askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e shtetit. Do bëjmë shtet apo do të bëjmë cirk? Nëse doni të bëjmë cirk hajde të tallemi të gjithë dhe të vishemi me çitjane dhe me brekushe?”

 

Reklamë

Pyetjes nëse ftesës së Metës për bisedime, Rama I përgjigjet se ai është burri I Monikës, presidenti iu përgjigje:

 

“Nëse më thotë burri i Monikës do t’i them gruaja e Bilalit”, 

 

Jo vetëm kaq, por ai deklaroi se nuk i intereson shumë Monika si President që është, duke e arsyetuar këtë përgjigje:

 

 “Unë jam president, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër. Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”.

Më shumë video

Reklamë