E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta pas manifestimit: Shqiptarët folën qartë, uragani kuqezi në mbrojtje të Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa foto nga tubimi që u zhvillua këtë të hënë në mbrojtje të Kushtetutës.

 

Reklamë

Krahas pamjeve, kreu i shtetit falenderoi të gjithë qytetarët që u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe iu përgjigjën thirrjes së tij, teksa shkruan që populli foli qartë.

 

Reklamë

“Populli shqiptar foli qartë: uragani kuqezi në mbrojtje të kushtetutës! Shqipëria është e jona! Zoti e bekoftë atdheun tonë të dashur! Faleminderit të gjithëve!”

 

Kreu i shtetit firmosi këtë të hënë para mijëra qytetarëve dekretin që kthen në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se do të shpërndarjë Parlamentin nëse nuk ka reagim nga mazhoranca.

Vazhdo të lexosh

Reklamë