Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Korçë është takuar me organizatat e shoqërisë civile dhe gra aktiviste për të diskutuar mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas.

 

Në këtë takim kreu i shtetit është shprehur se të gjithë ata që janë dënuar për dhunë në familje dhe ndaj gruas nuk do të marrin asnjëherë amnisti. Nga ana tjetër presidenti Meta përshëndeti angazhimin e bashkisë së Korçës për buxhetimin gjinor çka tha se duhet të jetë edhe një politikë e të gjitha institucioneve.

 

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo tha se bashkia ka ndërmarrë një sërë nismash për të adresuar problemet e dhunës në familje apo edhe për të garantuar pozitat e barabarta të gruas në shoqëri.

 

Ndërkohë që përfaqësuesja në detyrë e UN Women në Shqipëri Sabine Freizer e vlerësoi përpjekjen e organizatave të shoqërisë civile, grave aktive dhe bashkisë së Korçës për të garantuar barazinë gjinore dhe për të adresuar problemet e dhunës në familje dhe ndaj gruas.

 

Në këtë takim kanë folur gjithashtu edhe të tjera përfaqësuese të organizatave të grave të cilat janë aktive në Korçë duke shprehur iniciativat e tyre mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas ndërkohë që për këto çështje është kryer edhe një diskutim i lirë me presidentin e republikës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *