Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish presidentit grek, Karolos Papulias i cili sot në moshën 92 vjeçare dha frymën e fundit.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kontributi i Papulias në përmirësimin e marrëdhënieve kishte qenë historik dhe shtoi se takimet me të do mbeteshin të paharrueshme.

 

“Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.
Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij”. shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *