Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këtë të martë ka takuar ambasadorin e Kilit, Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

 

Kreu i shtetit në këtë takim ka vlerësuar nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor.

 

Gjithashtu, Meta inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *