Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim pune me ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë, të cilët shkëmbyen informacione për situatën e pandemisë në secilin vend.

Meta dhe ambasadorët e vendeve të rajonit vlerësuan se masat e ndërmarra treguan efikasitet dhe se duhet të koordinohen për të hyrë në një fazë të re të zbutjes së masave kufizuese.

Ata arritën në një përfundim se hapja graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrënguese do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, dhe turizmit në veçanti.  

Ndërkohë, kreu i shtetit theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar treguan sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

“Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *