Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur Këshillin Politik për konsensusin e arritur për Reformën Zgjedhore. 

Megjithatë kreu i shtetit e cilëson jo të mjaftueshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Meta thekson se “Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave”.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë

Marreveshja per administrimin zgjedhor u arrit mbremjen e kesaj te premteje me ndermjetesimin e forte dhe te vazhdueshem te nderkombetareve. Palet nuk gjeten akord depolitizimine administrates qe ne zgjedhjetg e 2021 por rane dakort qe ky proces te behet per zgjedhjet e tjera ne vazhdim.

Dakortesia me e madhe ishte per realizimin 100% te identifikimit biometrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *