Subscribe

Presidenti i republikës Ilir Meta është pozicionuar kundër hartës se re gjyqësore.

 

Në një sqarim për opinionin publik, kryetari i shtetit Meta ka theksuar se shkrirja e 18 gjykatave në vend përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë, cënon aksesin në drejtësi dhe rrit kostot për çdo qytetar që vendos t’i drejtohet gjykatës.

 

ILIR META
PRESIDENT I REPUBLIKES
“Edhe pse Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë po vuajnë shumë nga mbingarkesa e sistemit, dhe mungesës së gjyqtarëve, kjo nuk zgjidhet me përqendrimin e dhënies së drejtësisë vetëm në Tiranë.”

 

Sipas kreut të shtetit Meta riorganizimi i gjykatave i miratuar nga Këshilli i Lartë gjyqësor në 10 qershor nuk e zgjidh problemin e mungesës së gjyqtarëve, duke kërkuar rishikimin e hartës së re gjyqësore.

 

“I bëj thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, dhe organeve të ekzekutivit, të rishqyrtojnë me vëmendje këtë çështje, sepse qytetarët kanë nevojë për një sistem drejtësie, jo vetëm të pavarur, por dhe plotësisht funksional, efecient, në funksion të qytetarëve, dhe sa më afër tyre.”

 

Presidenti i republikës Ilir Meta ka venë në dukje se një hartë e re gjyqësore mund të miratohet vetëm pasi të plotesohen vakancat e gjyqtarëve të krijuara si pasoje e vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *