Subscribe

Presidenti i Republikës ka rikthyer për rishqyrtim në kuvënd, ligjin e buxhetit të shteti për vitin 2022 si dhe paketën fiskale që e shoqëron. Në argumentimin e këtij vendimi, presidenti evidenton pesë arsye pse ligji financiar nuk reflekton përdorim eficent të parave në raport me  nevojat që ka vendi.

 

Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial. Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale.   Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik,  përdorimit dhe efektit ekonomik të tij. Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.

 

Presidenti i është referuar dhe sugjerimeve të  Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, që sipas tij nuk gjejnë reflektim në ligjin e buxhetit. Kreu I shtetit argumenton më tej se nuk ka një plan serioz per të përmirsuar gjëndjen e grupeve sociale.

 

 

Në buxhetin e vitit 2021 dhe në vazhdim për vitin 2022, nuk përfitojnë as indeksim dhe as rritje të pagës reale  71% e punonjësve  të administratës qendrore dhe lokale. Fondet e ndihmës ekonomike të cilat kanë ulje në buxhetin e vitit 2022, nuk do të mundësojnë daljen nga kufiri i varfërisë të 64 710 familjeve të cilat jetojnë nën 5.5 $ në ditë për person. Fondet e papunësisë te cilat kanë një rritje të papërfillshme në buxhetin e vitit 2022, nuk mundësojnë rritjen e nivelit të pagesës së papunësisë.          Në buxhetin e vitit 2022, norma e rritjes nominale të pensioneve mbetet e ulët.

 

Me shpërndajen e fondeve për vitin e ardhshëm, sipas prisidentit, qeveria nuk e konsideron si sektor prioritar, arsimin, bujqësinë dhe nuk përmirson klimën e biznesit. Me këto gjetje, përfundon Meta është e nevojshme një transaprencë më e madhe me qëllimin kryesor, që lufta kundër korrupsinit të bëhet efektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *