E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Koronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Duhet të mbrojmë më shumë Tokën!

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, presidenti Ilir Meta zgjodhi të përcjellë një mesazh në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se pandemia e COVID-19 nuk mund të bëhet pengesë për pranverën, por bëri thirrje që kujdesi ndaj tokës të jetë më i madh që të kemi mundësi të shijojmë sa më shpejt bukuritë e natyrës.

Reklamë

“Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme! Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore! Gëzuar Ditën e Tokës!”

Dita e Tokës nisi të festohej në 1970 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një derdhjeje masive të naftës në brigjet e Kalifornisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë