E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

Meta kërkesë zyrtare Presidentit të Parlamentit Europian për vëzhgues ndëkombëtarë të zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Presidentit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani për vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga ana e parlamentit evropian.

 

Reklamë

Në letrën e dërguar, Meta thekson rëndësinë e monitorimit të procesit zgjedhor i cili i shërben cilësisë së procesit, por edhe legjitimitetit të rezultatit.

 

Duke marrë në konsideratë angazhimin e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt, transparent, demokratik e në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore ndërkombëtare, kam kënaqësinë t’Ju përcjell ftesën në emër të Kuvendit të Shqipërisë për një grup vëzhguesish ndërkombëtarë nga Parlamenti Evropian.
Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre, lutem pranoni, i nderuar Zoti Tajani, ndjenjat e konsideratës time më të lartë”, shpreh z. Meta në letrën e dërguar z. Tajani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë