E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta kërcënon Ramën: Po mora Doktorin e Madh, nuk ka spital që ju bën derman!

Presidenti Ilir Meta kërcënoi kryeministrin Edi Rama këtë të shtunë.

 

Reklamë

Duke përdorur një foto të vendosur nga mazhoranca në Gjirokastër, ku pjesë e kundërshtarëve politikë të PS për 25 prillin është edhe Meta, presidenti i tha Ramës se nuk do të donte që diçka e tillë të ishte reale.

 

Reklamë

Në këtë rast, u shpreh ai, PS do të mbetej pa grup parlamentar.

 

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Ilir Meta në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë