Presidenti Ilir Meta bëri një reagim këtë të martë për cilësinë e ujit në Tiranë. Ai denoncoi se Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës po vë në rrezik jetën e qytetarëve sepse uji është i papërdorshëm.

 

“Qytetarët e Tiranës meritojnë mbrojtje të garantuar të shëndetit përmes shërbimeve shtetërore, që mbahen dhe paguhen me taksat e tyre. E përshëndes aktivizimin e shoqërisë civile në këtë rast për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, në varësi të Bashkisë, që siç faktohet nga të dhënat e bëra publike, ka rrezikuar jetën e tyre duke i furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave.”

 

Kreu i shtetit kërkon nga prokuroria të nisë hetimet për këtë çështje dhe të dalë para drejtësisë ai që po rrezikon jetën e banorëve, sipas tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *