Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve duke vënë theksin tek kriza ekonomike, sipas të cilit familjet shqiptare po kalojnë.

 

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.

Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim.

Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe”, tha ai.

 

Përmes një shkrimi në Facebook, Meta shprehet se partia e tij angazhohet në iniciativa që kanë si synim rritjen e mirëqënies.

 

 

“Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë.

 

Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj sot vizituam njësinë nr.1, ku pata rastin t’ua përcjell banorëve qëndrimet tona në takimet e ngrohta dhe rastësore. Te njësia nr. 1, si kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që të gjithë qytetarët presin me padurim”, shton ai.

 

Mesazhin për qytetarët, Meta e ndau përmes disa fotove nga takimet me ta. Partia e Lirisë do të përballët me kundërshtarin duke bashkuar forcat me Sali Berishën, Partinë Demokristiane dhe Partinë për Bashkim dhe të Drejtat e Njeriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *