E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta iu uron Kurban Bajramin besimtarëve myslimanë: Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet

Presidenti Ilir Meta iu ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se kjo ditë forcon solidaritetin ndërkombëtar në kapërcimin e çdo pengese, ndërsa nënvizoi se nuk duhet ndalur përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë si varfërinë, korrupsionin e padrejtësitë.

 

“Gëzuar Kurban Bajramin! Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht europiane! Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit! Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë, korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe arbitraritetin dhe të kujdesemi e të mendojmë më shumë për të mirën e përbashkët, jetimët, të moshuarit, të vetmuarit, të sëmurët dhe për këdo në nevojë. “Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. Kuran Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet!

Vazhdo të lexosh

Reklamë