Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” sportisten e atletikës Luiza Gega.

 

Në një postim në Facebook, Meta shpreh kënaqësinë për dhënien e titullit duke theksuar se Gega është një nga sportistet më të shquara në të gjihtë historinë e Atletikës shqiptare.

 

Për Metën, një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është një krenari për të gjithë shqiptarët.

 

“Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare, Luiza Gega. Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithe ne! Atletika, shumë e rëndësishme për të gjitha sportet e tjera!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *