Subscribe

Në përkujtim të 17 janarit të vitit 1468, kur u nda nga jeta heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar homazhe pranë memorialit në Lezhë.

 

Nga Lezha, kreu i shtetit vlerësoi rolin e Skënderbeut si figura që përcaktoi identitetin evropian të kombit tonë.

 

“Skënderbeu është jo vetëm Heroi ynë Kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë, në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por edhe njëkohësisht është ky personalitet i jashtëzakonshëm, edhe një hero i qytetërimit evropian, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë, dhe rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”

 

Nesër pritej që kreu i shtetit të përballej në gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij, por seanca është shtyrë në 1 shkurt, pasi relatori i çështjes Përparim Kalo është i sëmurë me covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *